Aktiviteti përmbyllës i konkursit Younivers – Shqipëri 2023
Aktivitete të Institutit Kombëtar të Fizikës
Webinari 8
Me rastin e Javës Botërore të Hapësirës (World Space Week), Instituti Kombëtar i Fizikës ka menduar që webinarin e rradhës ta sjellë në formën e një leksioni të hapur dhe një ore mësimore për ciklin parauniversitar, në bashkëpunim me rrjetin CosmoVerse (https://cosmoversetensions.eu/), me temë “Space Week Seminar – Exploring the Universe”.
CosmoVerse është një rrjet studiuesish që punojnë për të kuptuar natyrën e Universit. Ky rrjet është i përqëndruar në Evropë, por ka një shtrirje globale.
Prof. Benjamin Wandelt dhe Dr. Elsa Teixeira do të mbajnë një webinar, ku do të shpjegojnë të kuptuarit tonë të deritanishëm për mënyrën e evolimit të Universit, nga Big Beng deri në gjendjen e tij aktuale. Për më shumë informacion: https://cosmoversetensions.eu/event/space-week-seminar-for-classes-students-15-18yo/
Java Botërore e Hapësirës është një festë ndërkombëtare e shkencës, teknologjisë dhe kontributit të tyre në thellimin e të kuptuarit njerëzor mbi hapësirën, eksplorimin e saj dhe vendin tonë në Univers.
Data dhe ora: 6 tetor 2023, 11:00 AM – Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna. Zoom Meeting: https://universityofmalta.zoom.us/j/92792940163 (meeting ID: 927 9294 016)
Email-i i sekretarisë së shkollës: infoschool@ikf-akad.al
Për informacione të mëtejshme: https://indico.cern.ch/event/1308067/
Programi i shkollës: https://indico.cern.ch/event/1308067/timetable/
Shkolla Ballkanike “Data Science Applications in Physics” në Tiranë 2024
Edicioni i pestë i shkollës mbi shkencën e të dhënave, Grimcave elementare, Astro-grimcave dhe Fizikën Mjekësore, ka për qëllim të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga të gjitha vendet, që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe shkenca ndërdisiplinore. Këtë vit kjo shkollë do jetë e dedikuar për një spektër më të gjerë të aplikimeve në Fizikë, si Fizika e Materies së Kondensuar dhe Trupit të Ngurtë.
Ky edicion i pestë, organizohet nga Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT; me mbështetjen e Politeknikut të Barit dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari.
Shkolla do të trajtojë leksione dhe praktika të fushave të mësipërme, me fokus analizën e të dhënave. Kjo shkollë do të mbahet midis datave 22-26 janar 2024. Janë të ftuar të aplikojnë studentë nga të gjitha vendet, me preferencë nga ato të Ballkanit. Rregjistrimet janë të hapura deri në 15 dhjetor 2023; rregjistrimi është pa pagesë dhe në fund të shkollës të gjithë pjesëmarrësit do ta pajisen me çertifikatë.
Votimi për tre videot e preferuara të konkursit për frankofonët e rinj 11-18 vjeç – Younivers 2023
Ju ftojmë të shihni videot konkurente të Younivers 2023 (renditja e konkurentëve është bërë sipas alfabetit). Votimi online është mbyllur.
Video A
Video D
Video B
Video E
Video C
Video F
Mundësi trajnimi / shkollimi / punësimi në International Centre for Theoretical Physics, Trieste, Itali
Shkencëtarë në të gjitha stadet e karrierës së tyre mund të avancojnë njohuritë në fizikë dhe matematikë përmes programeve të edukimit dhe trajnimit të ICTP. Qendra ofron një sërë programesh trajnimi, master dhe doktoraturë, së bashku me universitete të tjera Italiane dhe Evropiane. Shkencëtarët që duan të mbajnë lidhjet e tyre me ICTP mund të marrin pjesë në Skemën e Bashkëpunëtorëve të Qendrës, e cila mbështet vizitat sabatike gjatë një periudhe disavjeçare.
Për më shumë informacione, klikoni linkun më poshtë:
Webinari 7
Me datë 18 korrik, ditën e martë, ora 16:00 (ora e Tiranës), Dr. Albi Kerbizi nga Universiteti i Triestes dhe INFN do të mbajë referimin me temë “The fragmentation of quarks” në webinar-in e shtatë organizuar nga Instituti Kombëtar i Fizikës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prezantimi do të përmbledhë informacione interesante edhe për dëgjues që nuk i përkasin drejtimit të Fizikës së Grimcave. Referimi do të mbahet në anglisht, online në platformën Zoom. Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.
Përsëri në Hënë – On the Moon again 2023
Në korrik të vitit 1969, 600 milionë njerëz nga të gjitha kontinentet ndoqën në radio apo televizor, së bashku me familjen e me miqtë e tyre, hapin e parë të njeriut në Hënë. Pesëdhjetë vite më pas, në vitin 2019, fushata me emrin ‘Përsëri në Hënë’ arriti të nxitë organizimin e 1350 aktiviteteve në 77 vende të botës. Për çdo vit në vijim, ne kërkojmë të tërheqim sërish vemendjen ndaj Hënës, në një lëvizje globale, universale, që kapërcen çdo kufi.
Si? Krejt thjesht. Ne duam që të gjithë, të rinj e të moshuar, të vrojtojnë Hënën përmes një teleskopi astronomik, përgjatë disa ditëve të këtij aktiviteti mbarëbotëror.
Keni pajisje astronomike? Instalojeni atë në cep të një rruge, përgjatë anës së një lumi, në një shesh…. Bashkohuni me ngjarjet ‘Përsëri në Hënë’, nga 23 deri në 25 qershor 2023! Bëjini kalimtarëve të rastit dhuratë pamjen e saj të bukur.
Në kuadrin e fushatës ‘Përsëri në Hënë’, IKF organizon vëzhgimin me teleskop të Hënës, ditën e premte, me datë 23 qershor në orën 20:00, në oborrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Webinari 6
Ditën e martë, datë 13 qershor, ora 16:00 (ora e Tiranës), Instituti Kombëtar i Fizikës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë webinarin e rradhës me temë: “Fenomeni i fluoreshences se molekulave me interes biologjik”. Referuesi do të jetë Prof. Dr. Marenglen Spiro, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prezantimi do të mbahet në shqip, online në platformën Zoom. Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.
Konferenca II e IKF
Pas mbarëvajtjes së Konferencës së Parë, në shkurt 2022, Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF, www.ikf-akad.al), me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të organizojë Konferencën e tij të Dytë, në datat 28-29 prill 2023.
Ky njoftim është njëkohësisht edhe ftesë për Ju, dhe të gjithë fizikanët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet shkencor. Konferenca do të mbahet në format të përzier, me pjesëmarrje fizike dhe online. Regjistrimi është pa pagesë. Gjuhët e komunikimit do të jenë anglisht dhe shqip.
IKF synon promovimin e dijeve më bashkëkohore dhe të ekselencës në fushën e fizikës në të gjithë hapësirën ku punojnë fizikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë trojeve tona. Qëllimi i kësaj konference është mbështetja e shpërndarjes së rezultateve të kërkimit shkencor në sfondin e arritjeve më të fundit në fizikë, përfshirë këtu dhe mësimdhënien; konsolidimi i rrjetit të bashkëpunimit mes fizikanëve shqiptarë e joshqiptarë, si dhe zgjerimi i IKF me anëtarë të rinj.
Konferenca do të ketë vend për referime nga fizikanë të ftuar, shqiptarë ose të huaj. Një sesion i veçantë do t’i kushtohet mësimdhënies në fizikë.
Pour participer:
Le challenge commence par l’inscription gratuite et ouverte jusqu’au 24 mars. Contactez-nous à l’adresse email: younivers@ikf-akad.al. Attention, le nombre d’équipes participantes sera limité. Ne tardez pas à vous inscrire!
Prof. Dr. Mimoza Hafizi
Institut National de Physique
Académie des Sciences, Albanie
Réfèrent Nationale du Challenge Younivers
Njoftim për frankofonët e rinj 11-18 vjeç mbi konkursin me video
ANNONCE POUR LES JEUNES FRANCOPHONES DE 11-18 ANS
L’Institut National de Physique et le Réseau des Alliances Françaises en Albanie, lance le 2ème challenge vidéo astro-ados Younivers de la francophonie destiné aux jeunes de 11 à 18 ans.
Le coup de cœur du challenge dans chaque pays se verra attribuer le prix national. Le lauréat gagnera UN TELESCOPE OU UNE LUNETTE ASTRONOMIQUE. Chaque lauréat national sera sélectionné pour la finale francophone internationale lors d’un événement à l’automne 2023.
En 2022, 80 jeunes de France, Liban, Madagascar, Maurice et Sénégal ont traité en vidéo des sujets très variés permettant de répondre à des questions astronomiques commençant par Comment. Je vous invite à découvrir les magnifiques réalisations de ces jeunes sur la chaîne youtube Younivers-la chaîne des astro-ados https://www.youtube.com/channel/UC0hBwhCzauxWlRzQ3iD99HQ
En 2023, le concours aura pour mission de répondre en maximum 3 minutes à une question astronomique commençant par Pourquoi? Chaque jeune (seul ou en groupe) pourra réaliser sa vidéo sur la thématique astronomique de son choix.
Webinari 5
Do ti fillojmë këtë vit webinaret me një referim shumë interesant me titull “Përdorimet paqësore të energjisë bërthamore”. Referuesi do të jetë Prof. Dr. Kostandin Dollani, Instituti i Fizikë Bërthamore të Zbatuar. Webinarin, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Fizikës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, mund ta ndiqni në platformën Zoom, ditën e enjte 16 shkurt, ora 16:00 (ora e Tiranës). Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.
Më poshtë mund të shkarkoni Programin, Prezantimet e Forumit dhe materialin “Programi shqiptar dhe ai europian” nga Akad. Prof. Dr. Floran Vila.
Forumi “Fizika në arsimin parauniversitar” u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti Kombëtar i Fizikës, me datë 14.01.2023, ora 9:00, salla Aleks Buda (Akademia e Shkencave). Bashkëpunëtorët në këtë aktivitet ishin Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Detyrat e kohës për cilësinë e përgatitjes së specialistëve të rinj në përballimin e kërkesave të zhvillimit aktual, ngjashëm me homologët jashtë vendit, bëjnë të nevojshme një analizë të programeve të fizikës, si më thelbësorja dhe gjithëpërfshirësja e shkencave. Ajo, me konceptet teorike dhe teknikat eksperimentale, ndikon gjerësisht në sistemin e shkencave teknike, natyrore dhe mjekësore, duke harmonizuar synimet e saj të zhvillimit të brendshëm me kërkesat e shoqërisë, për t’i dhënë një shtytje të pandërprerë prodhimit, teknikës dhe teknologjisë. Prandaj, trajtimi i saj në arsimin parauniversitar, si një lëndë bazë në formimin shkencor e teknik të brezave të rinj, ka një rëndësi të veçantë dhe është arsyeja e organizimit të këtij forumi. Ky forum synoi të angazhojë aktorë të fushës në një analizë të programeve të Fizikës në arsimin parauniversitar: për të vlerësuar nivelin e tyre; për të parë përshtatshmërinë e tyre me standardet e njohura; për të shqyrtuar se sa lidhen ato me nevojat aktuale të formimit fizik, i cili kërkohet në Universitete, në degët e Shkencave Natyrore, Teknike, Mjekësore dhe Bujqësore. Forumi synoi të japë, përveç konstatimeve edhe rekomandime për përmirësimin e situatës.
Në këtë forum referuan Akad. Asoc. Prof. Dr. Mimoza Hafizi, Akad. Prof. Dr. Floran Vila, Akad. Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Halil Sykja, Prof. Dr. Margarita Ifti, Prof. Dr. Polikron Dhoqina, Prof. Dr. Partizan Malkaj, Prof. As. Dr. Alma Ahmeti. Mësues nga Tirana dhe qytete të tjera diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre, me qëllim përmirësimin e nevojshëm të gjendjes së mësimdhënies së Fizikës në sistemin parauniversitar.
Webinari 4
Në fund të këtij viti, të mbushur me aktivitete të organizuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, por edhe nga Instituti Kombëtar i Fizikës, ju ftojmë të bëheni pjesë e webinarit të datës 14 dhjetor (e mërkurë). Atë mund ta ndiqni në platformën Zoom, ora 16:00 (ora e Tiranës). Referuesi do të jetë Dr. Klaudio Peqini nga Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT. Titulli i prezantimit është “Fushat magnetike në Univers”. Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.
Webinari 3
IKF, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dëshiron tiu ftojë të ndiqni webinarin e radhës në platformën Zoom. Webinari i tretë do të mbahet online me datë 20 tetor (e enjte) në orën 16:00 (ora e Tiranës).
Titulli i këtij prezantimi është “Informacioni dhe Kompjuteri Kuantik”.
Referuesi është Dr. Ervin Kafexhiu nga Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT dhe gjuha e referimit do të jetë shqip. Moderimi do të bëhet nga Prof. Dr. Mimoza Hafizi, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT dhe drejtore ekzekutive e IKF.
Referimi zgjat rreth 30 min, dhe 20 min do të jenë në dispozicion për pyetje dhe përgjigje. Abstraktin mund ta shkarkoni duke klikuar në të majtë.
Të emërtojmë yje dhe planete – IKF dhe Departamenti i Fizikës, FSHN
Ditën e enjte, datë 1 shtator, organizojmë një aktivitet vrojtimi dhe diskutimi astronomik me temë: ‘Të emërtojmë yje dhe planete’; në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës (25/1, Bul. Zogu I, Tiranë); në orën 19:00. Na shkruani, nëse dëshironi të merrni pjesë.
Një nga misionet e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve është katalogimi dhe emërtimi i objekteve qiellore. Të tilla janë dhe ekzoplanetet-planetet që sillen rrotull yjeve të tjera. I pari prej tyre është zbuluar në vitin 1995, sot lista e ka kaluar numrin 5000. Yjet dhe planetet që Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve dëshiron të emërtojë në bashkëpunim me qytetarët e planetit tonë, në këtë fund viti 2022, janë ndër të parat që do të shqyrtohen nga teleskopi James Webb, i hedhur në hapësirë para disa muajsh. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë proces emërtimi yjesh e planetesh mund të organizohen në ekipe (https://www.nameexoworlds.iau.org/2022edition).
Kështu ka vepruar edhe ekipi Daran-Tiranë, i përbërë nga nxënës, mësues, fëmijë e studentë. Ata do të jenë dhe bashkorganizatorët e aktivitetit tonë ‘Të emërtojmë yje dhe planete’.
Webinari 2
Pas organizimit të suksesshëm të webinarit të parë, nga IKF me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dëshirojmë tiu ftojmë të ndiqni webinarin e radhës në platformën Zoom. Webinari i dytë do të mbahet online me datë 7 korrik (e enjte) në orën 16:00 (ora e Tiranës) me titull: “Metodat e analizës së të dhënave eksperimentale në CERN për zbulimin e grimcave elementare (nje ndër ata, bosoni Higgs)”.
Referuesi është Dr. Ilirjan Margjeka nga National Institute for Nuclear Physics, Bari, Itali dhe gjuha e referimit do të jetë shqip dhe do të moderohet nga Prof. Dr. Mimoza Hafizi, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT dhe drejtore ekzekutive e IKF.
Referimi zgjat rreth 30 min, dhe 20 min do të jenë në dispozicion për pyetje dhe përgjigje.
Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar në të majtë.
Webinari 1
Instituti Kombëtar i Fizikës, i ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka për mision promovimin e shkencës së fizikës në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare. Në këtë kuadër, dëshirojmë të kemi një komunikim shkencor përmes organizimit të webinareve me të reja shkencore, të komunikuara nga fizikanë shqiptarë apo të huaj, të përshtatura me nivelin parauniversitar të mësimdhënies së fizikës. Ky komunikim do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë përkatëse në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Referuesi është Prof. Nicola De Filippis, nga Universiteti Politecnico i Barit. Referimi zgjat rreth 30 min, dhe rreth 20 min mund të jenë pyetje dhe përgjigje. Webinari do të moderohet nga Dr. Bianka Meçaj nga Universiteti Yale, USA.
Me datën 13 Maj (e premte), ora 16:00 (ora e Tiranës), do të mund të ndiqni webinarin e parë në Zoom me titull: “The frontiers of particle physics and beyond”. Abstraktin mund ta shkarkoni duke klikuar në të djathtë.
Përurim libri
Në kuadër të Panairit Mbarëkombëtar të librit Akademik dhe Shkencor, ditën e premte, datë 22 prill, ora 12:00, në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizohet përurimi i librit “Contributions in Physics, Applied Mathematics and Computer Science” i Prof. Artan Boriçit, botim i ASH.
Promovimi i veprës shkencore të akademikut Artan Boriçi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, mund të ndiqet në platformën Zoom.
Panairi mbarëkombëtar i librit akademik mbahet në sallën Aleks Buda dhe në oborrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendndodhja: https://goo.gl/maps/r1vpokcYeQABVij98
Konferenca I e IKF
Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF), i cili vepron në kuadër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka vendosur që të organizojë në 10 – 11 Shkurt 2022 Konferencën I të IKF-së.
Përmes këtij njoftimi, ftojmë të gjitha palët e interesuara që të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë konferencë. Qëllimi i konferencës është i dyfishtë: ajo do të shërbejë si një platformë ku do të paraqiten rezultatet e fundit të punëtorëve shkencorë shqiptarë që veprojnë në trojet shqiptare dhe botë, në shkencën e fizikës. Synimi tjetër i konferencës është që të krijojë një rrjetë shkencëtarësh shqiptarë, të nisë dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Lexoni më shumë dhe informohuni, për t’u bërë pjesë e Konferencës së I të IKF, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.