Për më shumë info: https://indico.cern.ch/event/1651071/
Aplikimi: https://indico.cern.ch/event/1651071/registrations/126431/
Kontakti: infoschool@ikf-akad.al
Për më shumë info: https://indico.cern.ch/event/1651071/
Aplikimi: https://indico.cern.ch/event/1651071/registrations/126431/
Kontakti: infoschool@ikf-akad.al
Shkolla Ballkanike e Pranverës në Tiranë “Data Science Applications in Physics”, 21-24 Prill 2026
Edicioni i shtatë i Shkollës mbi Shkencën e të Dhënave synon të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga vende të ndryshme që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe shkencave ndërdisiplinore. Ai do t’i kushtohet një spektri të orientuar të aplikimeve në Fizikë, si Grimcat Elementare, Astrogrimcat dhe Fizika Mjekësore. Shkolla organizohet nga Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ajo mbështetet nga Universiteti Politeknik i Barit, Instituti Kombëtar për Fizikën Bërthamore (INFN), seksioni i Barit, Universiteti i Prishtinës, Kosovë, ECAP-FAU, Gjermani, Instituti i Fizikës Korpuskulare, Spanjë dhe Spitali Royal Berkshire, Mbretëria e Bashkuar. Shkolla do të përfshijë leksione dhe punë praktike (hands-on) në fushat e përmendura më sipër, me fokus në analizën e të dhënave. Ajo do të zhvillohet nga 21 deri më 24 prill 2026. Studentët ndërkombëtarë janë të ftuar të aplikojnë dhe përparësi do të kenë ata nga vendet e Ballkanit. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 10 prill 2026. Pjesëmarrja këtë vit do të jetë e disponueshme në person dhe online, pa asnjë pagesë, dhe të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë në fund të shkollës.
Shkolla Ballkanike në Tiranë “Data Science Applications in Physics”, 22-26 Janar 2024
Shkolla Ballkanike në Tiranë “Data Science Applications in Physics”, organizohet nga Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT. Ajo ka mbështetjen e Politeknikut të Barit dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari, Itali.
Kjo shkollë, mbi shkencën e të dhënave dhe aplikimet e saj në Fizikë, ka për qëllim të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga vende të ndryshme, që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe në shkenca ndërdisiplinore. Ajo i dedikohet një spektri të gjerë aplikimesh në Fizikë (leksione dhe praktika), si Fizika e Materies së Kondensuar dhe e Trupit të Ngurtë, Grimcat elementare, Astro-grimcat dhe Fizika Mjekësore. Shkenca e të dhënave është bërë tashmë e pranishme në çdo drejtim të shkencave natyrore dhe shoqërore, kështu që njohja e studentëve dhe kërkuesve të rinj me arritjet e fundit të saj është domosdoshmëri e kohës.
Në këtë shkollë janë të ftuar të aplikojnë studentë shqipëtar nga brenda dhe jashtë vendit, por edhe studentë të huaj, me preferencë nga vendet e Ballkanit. Analizimi i të dhënave është tashmë mjaft i aplikuar, si në kërkimin shkencor ashtu edhe në sektorin ekonomik. Njohja e studentëve dhe kërkuesve të rinj me aplikimet e shumta të analizës së të dhënave në fushat e fizikës, është domosdoshmëri për ta bërë këtë degë më tërheqëse, duke e përshtatur me zhvillimet e kohës. Një tjetër qëllim i kësaj shkolle është shkëmbimi dhe toleranca kulturore midis të rinjve nga Ballkani, si dhe krijimi i kontakteve për bashkëpunime të ardhshme midis tyre dhe njëkohësisht me lektorët e shkollës.
Rregjistrimi në shkollën Ballkanike do të jetë pa pagesë, akomodimi për lektorët dhe studentët nga jashtë Shqipërisë do të mbulohet Akademia e Shkencave dhe në fund të shkollës të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.
Bordi Organizues i Shkollës Ballkanike
1. Akad. Asoc. Mimoza Hafizi – IKF, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT
2. Prof. As. Dr. Olta Çakaj – IKF, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT
3. Prof. As. Dr. Rudina Osmanaj – IKF, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT
4. Prof. Nicola De Filippis – Politekniku i Barit dhe INFN Bari, Itali
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: infoschool@ikf-akad.al
Faqja e shkollës Ballkanike: https://indico.cern.ch/event/1308067/